Skualifikohet Roman Abramovich

Futboll

Skualifikohet Roman Abramovich

Më: 12 mars 2022 Në ora: 14:04
Roman Abramovich

Bordi i Premier Ligës ka skualifikuar Roman Abramovichin nga pozita e drejtorit të klubit të Chelseas.

Në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Premier Ligës, ky vendim thuhet se është marrë pas vendosjes së sanksioneve nga Qeveria britanike ndaj miliarderit rus.

Në njoftim gjithashtu thuhet se vendimi i sotëm nuk ndikon në mundësinë e klubit për të stërvitur dhe luajtur ndeshjet.

Ofertat tani priten që të shqyrtohen deri në fund të javës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat