Trajneri Gega aplikon skemën e Memellit

Futboll

Trajneri Gega aplikon skemën e Memellit

Më: 13 mars 2022 Në ora: 13:18
Trajneri Gega aplikon skemën e Memellit

Laçi do të kërkojë rikthimin te fitorja në kampionat ditën e sotme kundër Skënderbeut në orën 13:45. Kurbinasit luajnë në shtëpi, teksa pas humbjes ndaj Tiranës dhe dy barazimeve radhazi kundër Egnatias dhe Kastriotit, të besuarit e Mirel Josës duan të lënë pas momentin e keq që po kalojnë.

Ndërkohë te Skënderbeu, ditën e sotme do të debutojnë në stolin korçar, trajneri Skënder Gega, i cili zëvendësoi, Migen Memellin. Tekniku tropojan do të tentojë ta nisë me këmbën e mbarë aventurën te juglindorët.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mundojnë surprizat. Lacci zbret në fushë me skemën 4-3-3, ndërkohë që Gega ka vendosur t’i besojë skemës së Memellit 3-5-2.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Velkoski, Ziko, Malota, Shehu, Spahiu, Ujka, Mazrekaj, Akiniemi, Guindo.

SKËNDERBEU:  Rexhepi, Zguro, Vitija, Shehi, Sadriu, Frashëri, Zhan Viktor, Dumfur, Mara, Berisha, Mensah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat