Interi - skuadra që ka krijuar më shumë raste

Futboll

Interi - skuadra që ka krijuar më shumë raste

Më: 13 mars 2022 Në ora: 13:23
Interi - skuadra që ka krijuar më shumë raste

Interi i ka fituar të pesta ndeshjet e fundit në kampionat ndaj Torinos, duke shënuar 2.6 gola për ndeshje. Në 5 paraardhëset zikaltrit nuk kishin fituar asnjëherë.

Torino ka fituar vetëm 2 nga 17 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Interit në Serinë A (3 barazime, 12 humbje) dhe nuk e ka gjetur golin në 10 ndeshe.

Torino nuk ka fituar asnjë nga 6 ndeshjet e fundit në kampionat (3 barazime, 3 humbje) nën drejtimin e Ivan Juriçit. Herën e fundit që skuadra kishte një ecuri më të gjatë pa suksese ishte në dhjetor 2020 me Marko Xhampaolon (8 në atë rast).

Interi i ka barazuar tri transfertat e fundit të kampionatit. Hera e fundit që zikaltrit barazonin më shumë ndeshje jashtë shtëpisë së tyre, ishte në dhjetor 2004 (6 në atë rast, nën drejtimin e Mançinit).

Torino është skuadra me diferencën më të madhe (+14) mes pikëve të fituara në shtëpi (24) dhe atyre të fituara në transfertë (10) në këtë sezon të Serisë A.

E nesërmja do të jetë një sfidë mes skuadrës që ka fituar më shumë punë nga përmbysjet gjatë këtij kampionati (Inter 17) dhe asaj që ka fituar më pak nga kthimi i rezultatit (Torino 4).

Interi është skuadra që ka krijuar më shumë raste nga vertikalizimet këtë sezon (56). Asnjë formacion tjetër nuk ka shënuar më shumë se ata nga këto raste (7 gola, ashtu si Venecia).

– Lautaro ka marrë pjesë në 5 gola (4 gola dhe 1 asist) në 5 ndeshjet e fundit ndaj Torinos. Vetëm kundër Kaljarit 24-vjeçari është përfshirë në më shumë gola në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat