Boniek në Asamblenë e FSHF: Nëse nuk ju kujtohet si mbaroi ndeshja në vitin 1985, pyetni Jerën

Futboll

Boniek në Asamblenë e FSHF: Nëse nuk ju kujtohet si mbaroi ndeshja në vitin 1985, pyetni Jerën

Më: 15 mars 2022 Në ora: 11:13
Boniek në Asamblenë e FSHF: Nëse nuk ju kujtohet si mbaroi ndeshja në vitin 1985, pyetni Jerën

Zgibi Boniek ka qenë përfaqësuesi i UEFA-s në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së dhe para nisjes së votimeve, mbajti një fjalim të shkurtër. Ish-futbollisti polak ka kujtuar se kjo ishte vizita e tij e dytë në vendin tonë dhe se kishte kujtime shumë të bukura nga hera e parë, kur kishte qenë si lojtar në ndeshjen e famshme Shqipëri-Poloni.

“Mirëdita të gjithëve, presidentit, anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv Shqiptar. Ju sjell përshëndetjen e presidentit të UEFA-s, zotit Çeferin dhe administratës së UEFA-s. Marrëdhëniet mes organizatës tuaj dhe UEFA-s janë shumë të mira dhe po i shohim çdo ditë si rriteni si Federatë. Nuk dua t’ju marr më shumë kohë, por them se për herë të dytë jam në Shqipëri në jetën time.

Për herë të parë kam qenë në 1985 si futbollist, kam pasur kënaqësinë të luaj me kombëtaren tuaj dhe nëse nuk e mbani mend rezultatin, mund ta pyesni mikun tonë Jera që ka luajtur atë ndeshje,.

Jam i mahnitur se në procesin e zhvillimit kam parë një stadium të mahnitshëm, kam parë një seli të bukur të kësaj federate.

Ju bëj komplimente. Kam bërë tifo për ju në Europianin e Francës, për shkak të miqësisë që kemi, keni bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Shpresojmë që së bashku të zhvillojmë futbollin në vendin tuaj. Ju uroj suksese të gjithëve sot”, tha Boniek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat