Real Madridi i gatshëm të paguajë çdo çmim

Futboll

Real Madridi i gatshëm të paguajë çdo çmim

Më: 15 mars 2022 Në ora: 18:00
Real Madridi i gatshëm të paguajë çdo çmim

Sipas të gjitha gjasave, Erling Haaland do të largohet nga Borussia Dortmundi në afatin kalimtar të verës.

Real Madridi po shihet si kandidat serioz për transferimin e norvegjezit.

Fabrizio Romano ka bërë të ditur klubi spanjoll është i gatshëm të paguajë çfarëdo çmimi që Borussia Dortmundi kërkon për Haalandin.

Sipas gazetarit italian, Real Madridi e dëshiron 21-vjeçarin këtë verë.

Ish-sulmuesi i Salzburgut me klubin gjerman ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Për të interesim ka shprehur edhe Manchester City.

Sipa “Transfermarkt”, Erling Haaland në tregun e transferimeve vlerësohet me 150 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat