Mancini të premten pritet të publikojë listën e Italisë

Futboll

Mancini të premten pritet të publikojë listën e Italisë

Nga: K.G. Më: 15 mars 2022 Në ora: 19:27
Mancini të premten pritet të publikojë listën e Italisë

Italia është favorite e madhe kundër Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e play-off-it të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.  

Ndeshja luhet në Palermo, ndërsa selektori i Italisë, Roberto Mancini, të paktën sipas mediave italiane, listën pritet të zbardhë të premten. 

Mancini do të presë deri në orën e fundit që të sqarojë disa dilema, por siç aludohet ai synon të thërrasë 30 deri në 34 lojtarë për ndeshjen me Maqedoninë, por edhe për duelin e 29 marsit.

Ndryshe, dilema e vetme, të paktën tani për tani, është Mario Balotelli apo Joao Pedro.

Megjithatë, gjithçka do të shihet të premten kur përzgjedhësi i kampionit të Evropës do të shpallë listën për duelin me Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat