De Paul: Nata më e mirë në karrierën time

Futboll

De Paul: Nata më e mirë në karrierën time

Më: 15 mars 2022 Në ora: 23:40
Rodrigo De Paul

Protagonisti në fitoren 1-0 të Atletico Madrid ndaj Manchester United, Rodrigo De Paul ka komentuar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga skuadra e tij.

Ai ka thënë se kjo ishte njëra nga mbrëmjet më të mira gjatë gjithë karrierës së tij pas fitores me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester United në “Old Trafford”.

"A ishte një nga netët më të mira të karrierës sime pas fitores së Kupës së Amerikës? Po mund të jetë. Tani sapo kemi mbaruar dhe më duhet të ngadalësoj pak, por sigurisht që është një nga netët më të mira. Atletico Madrid është kështu. Ne donim t'u jepnim një gëzim tifozëve tanë, për ata që kanë ardhur deri këtu dhe ata që kanë mbetur në Madrid. Kjo është një gjë spektakolare", tha argjentinasi në “Sky Sport”.

"Falënderoj futbollin italian, atje u bëra lojtari që jam sot. Dhe në këtë ndeshje duhet të vendosni gjithçka që keni në dispozicion, përvojën në kombëtare dhe më pas më pëlqejnë këto lloj ndeshjesh. Më pëlqejnë ndeshjet e tilla", tha në fund De Paul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat