Ibra mund të jetë vendimtar

Futboll

Ibra mund të jetë vendimtar

Më: 16 mars 2022 Në ora: 16:18
Ibra mund të jetë vendimtar

“Ibrahimoviç? Lëreni ta zgjedhë vetë të ardhmen e tij. Unë ende e shoh atë të emocionuar, si gjithmonë, në fushë ose duke bërë gjithçka ku është i përfshirë. Qoftë Sanremo apo reklama…; ai është bindës në gjithçka”.

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello flet për sulmuesin veteran të Milanit: “Nëse qëndron te Milani nuk është vetëm për të marrë pjesë, por sepse mendon se mund ta thotë fort fjalën e tij.

Gjithashtu, Ibra mund të jetë vendimtar në një rol tjetër përveç atij të titullarit të padiskutueshëm… I befasuar nga Giroud? Jo, aspak. I përgëzova miqtë e mi, Maldini dhe Massara, kur e morën. Ai është lojtari i duhur për atë rol”.

A duhet Milani të gjejë Leaon më të mirë? Capello iu përgjigj edhe kësaj pyetjeje: “Ai vazhdon të jetë njeriu shtesë, e vë kundërshtarin në vështirësi. Krahu i majtë i Milanit është një forcë e natyrës, e kanë në pak në Evropë. Ai është i aftë për të ndalur këdo.

Ka cilësi dhe shpejtësi, dy aspekte themelore në futbollin e sotëm. Theo e shoh të rritur edhe në mbrojtje, mendova se mund të përmirësohej. Mësuesi më i mirë i mundshëm i tij, Maldini”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat