Koeman: Më shkarkoi në aeroplan

Futboll

Koeman: Më shkarkoi në aeroplan

Më: 16 mars 2022 Në ora: 21:19
Koeman: Më shkarkoi në aeroplan

Ish-trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, nuk i del e keqja me presidentin e katalanasve, Joan Laporta. Ai nuk ia ka falur mënyrën e zgjedhur nga Laporta për ta shkarkuar, teksa më parë e kishte cilësuar holandezin si një legjendë të klubit të Barcelonës.

Duke folur për një televizion në Holandë, Koeman ka shfryrë sërish kundër numrit një të Barcelonës.

Si më shkarkoi? Në aeroplan! Ishte shumë e shëmtuar, një ngjarje që nuk do ta harroj kurrë sepse më ka prekur shumë.

Ma tha se isha një legjendë e klubit, por më pas më konfirmoi se isha i shkarkuar”, ka thënë ish-trajneri i Barcelonës.

Kjo është hera e dytë që Koeman kritikon publikisht presidentin e Barcelonës, teksa pak javë më parë ai kishte folur dhe për gazetën “Algemeen Dagblad”, ku pranonte se Laporta nuk e donte si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat