Xavi: Kur të sulmojnë

Futboll

Xavi: Kur të sulmojnë

Më: 18 mars 2022 Në ora: 13:54
Xavi: Kur të sulmojnë

Barcelona u kualifikua në çerekfinalen e Europa League, pasi mposhti me shifrat 2-1 Galatasarayn, me takimin e parë të luajtur në “Camp Nou” që kishte përfunduar 0-0.

Një ndeshje shumë e rëndësishme por edhe e vështirë njëkohësisht për skuadrën katalanase e cila vuajti jo pak për të kaluar më tej në këtë kompeticion, pasi iu desh të përmbyste rezultatin nga 1-0 në 1-2.

Pas takimin trajneri Xavi Hernandez analizoi sfidën duke theksuar se vështirësia dihej dhe ky kualifikim është falë meritës së lojtarëve që ditën të reagonin siç duhet pas golit të pësuar.

 “Ata janë mbrojtur shumë mirë dhe kjo fitore ka shumë meritë. Urime lojtarëve sepse e kanë ditur si dhe kur të sulmojnë dhe jemi shumë të lumtur për punën dhe mundin, kemi fituar në një terren shumë të komplikuar”, tha Xavi pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat