Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë - Burkina Faso

Futboll

Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë - Burkina Faso

Më: 19 mars 2022 Në ora: 18:27
Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë - Burkina Faso

Të hënën nis shitja e biletave për miqësoren Kosova – Burkina Faso!

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen miqësore, Kosova – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të bëhet nëpërmjet platformës online. Shitja e biletave fillon të hënën nga ora 16:00.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Për informata më të hollësishme opinioni do të njoftohet me kohë, thuhet nga FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat