Manchester Utd planifikon investimin marramendës

Futboll

Manchester Utd planifikon investimin marramendës

Më: 20 mars 2022 Në ora: 14:02
Manchester Utd planifikon investimin marramendës

Edhe stadiumi legjendar “Teatri i Ëndrrave”, siç quhet ndryshe Old Trafford, mund të modifikohet, por Manchester United nuk ka akoma një ide të saktë për momentin.

Në ditët e kaluara kanë qarkulluar zëra që parashikonin madje edhe shembjen totale dhe rindërtimin e shtëpisë së Djajve të Kuq, por, siç ka shkruar Daily Mail, klubi duket se po vlerëson projekte të ndryshëm.

Rindërtimi nga zero, Plani A, do t’i kushtonte familjes Glazer pothuajse 1 miliard e 700 milionë euro, një shifër shumë e rëndësishme veçanërisht për momentin jo të lehtë ekonomik edhe për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Plani B është më pak i kushtueshëm dhe duket se është ai më i pëlqyeri: një modifikim i tribunës që i është dedikuar Sir Bobby Charlton me një zgjerim që do ta çonte kapacitetin në 80 mijë spektatorë, gjithçka për 485 milionë euro.

Në fund, Plani C, një rinovim i plotë i impiantit në të katër anët e fushës. Duhet theksuar se tifozët do të konsultohen para se çdo plan të nënshkruhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat