Gjyqtarët shqiptarë do ta ndajnë drejtësinë në miqësoren Kosovë – Burkina Faso

Futboll

Gjyqtarët shqiptarë do ta ndajnë drejtësinë në miqësoren Kosovë – Burkina Faso

Më: 22 mars 2022 Në ora: 17:43
Gjyqtarët shqiptarë do ta ndajnë drejtësinë në miqësoren Kosovë – Burkina Faso

Kosova dhe Burkina Faso do të përballen në mes vete më 24 mars në ndeshjen miqësore që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tre gjyqtarë nga Shqipëria do ta ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, teksa një nga Kosova do të jetë si gjyqtar i katërt.

Eldorian Hamiti do të jetë gjyqtar kryesor, teksa do të asistohet nga Rejdi Avdo dhe Nertil Bergasi.

Mentor Ajeti do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Kujtojmë se pas Burkina Fasos, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore më 29 mars, ndaj Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat