Mancini - “i braktisur”

Futboll

Mancini - “i braktisur”

Më: 25 mars 2022 Në ora: 11:27
Mancini - “i braktisur”

Italia ka dominuar përballjen me Maqedoninë e Veriut, por në fund fati është treguar i padrejtë me të. Me vetëm dy goditje në portë, fqinjët lindorë arritën të eliminonin kampionët e Europës nga Kupa e Botës.

Mancini ka folur për mediat pas përfundimit të sfidës, ku është shprehur se është e vështirë të komentosh mbi një ndeshje me një diferencë aq të theksuar statistikash.

“Isha i pafat? Kështu është, nuk di çfarë të them. Nuk mund të komentosh një lojë ku kemi gjuajtur 40 herë kundër 1-2 goditjeve. Më pas erdhi goli në të 90-ën:. ato ndeshje duhet të shkojnë kështu.

Unë megjithatë, meqenëse jam trajner unë jam përgjegjësi i parë, jo djemtë. Kanë një të ardhme të madhe, janë lojtarë të fortë për të ardhmen e kombëtares, është një moment i vështirë, do të jetë kështu në ditët në vijim.

A është braktisur Kombëtarja? Por kështu është prej vitesh…

Kur ka europianë dhe kampionate botërore bëhet një gjë e bukur, e rëndësishme, por nuk ka qenë që dje, ka kaluar pak kohë. Kjo nuk ka të bëjë fare, është mendimi im, por nuk ka të bëjë me humbjen”, ka deklaruar Roberto Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat