Elbasan Rashani mungon edhe kundër Zvicrës

Futboll

Elbasan Rashani mungon edhe kundër Zvicrës

Më: 25 mars 2022 Në ora: 11:41
Elbasan Rashani mungon edhe kundër Zvicrës

Sulmuesi Elbasan Rashani do të jetë mungesa e madhe e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e radhës miqësore të këtij muaji ndaj Zvicrës.

Kosova kishte aranzhuar dy miqësore për muajin mars në datat e lira të FIFA-s për kombëtare, të parën me Burkina Fason dhe të dytën me Helvetikës.

Miqësorja e parë u zhvillua mbrëmë (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Dardanët fituan me rezultat të thellë 5-0.

Në këtë ndeshje, përzgjedhësi i ri, Alain Giresse iu dha hapësirë disa lojtarëve të rinj dhe atyre që kanë luajtur më pak.

Megjithatë, u vrenjtë mungesa e yllit të Clermont, Elbasan Rashani, i cili nuk ishte as në bankën rezervë.

Telegrafi ka mësuar se Rashani ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Burkina Fason dhe kjo ishte arsyeja e mungesës së tij.

Ky lëndim ka bërë që lojtari më në formë i Dardanëve të mungojë edhe për ndeshjen e ardhshme, më 29 mars në udhëtim te Zvicra.
Rashani pas këtij dëmtimi ka udhëtuar drejt Francës për t’u bashkuar me skuadrën e tij, Clermont, aty ku do të rikuperohet.

Ndryshe, sulmuesi vushtrrias ka shënuar 7 gola dhe tri asistime në 25 ndeshje në Ligue 1, ndërsa në të gjitha garat këtë sezon..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat