Asllani: Na mungoi vetëm goli

Futboll

Asllani: Na mungoi vetëm goli

Më: 29 mars 2022 Në ora: 20:58
Asllani: Na mungoi vetëm goli

Kristjan Asllani luajti ndeshjen e dytë me fanellën kuqezi ndaj Gjeorgjisë, duke marrë vlerësime për paraqitjen e tij. Pas ndeshjes, deklaroi:

“Është emocion shumë i madh, luajta gjithë ndeshjen. Luajtëm të gjithë mirë, patëm raste dhe na mungoi vetëm goli, që do të vijë, jam i sigurt. Hyra në fushë për të ndihmuar djemtë, shpresoj se kam bërë mirë.”

Pozicioni në mesfushë: “E ndiej veten më mirë si numër 6 para mbrojtjes, tek Empoli kam luajtur në këtë pozicion të tillë, por unë luaj ku thotë trajneri. Me Bajramin? Do të ishte mirë të luanim bashkë, sepse njihemi mirë, por jam I lumtur edhe më lojtarët e tjetër.”

Forca e Shqipërisë: “Ekipi është shumë i fortë. Do të bëjmë gjëra të bukura në të ardhmen. Milani? Nuk më interesojnë zërat, jam i përqendruar tek Empoli dhe të sigurojmë mbijetesën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat