Dinamo e Kievit shpall një seri miqësoresh bamirësie

Futboll

Dinamo e Kievit shpall një seri miqësoresh bamirësie

Më: 1 prill 2022 Në ora: 13:57
Dinamo e Kievit shpall një seri miqësoresh bamirësie

Dinamo Kiev ka paralajmëruar një sërë ndeshjesh miqësore, të cilat do t’i shërbejnë për të mbledhur ndihma për popullsinë ukrainase të goditur rëndë nga lufta pushtuese e Rusisë.

Këto miqësore pritet të luhen midis prillit dhe qershorit 2022 kundër disa lojtarëve dhe klubeve të mëdhenj të futbollit evropian nën sloganin “Ndeshje për paqen. Le ta ndalojmë luftën”.

Ndër kundërshtarët e shpallur nga klubi ukrainas në rrjetet e tij sociale janë emrat e Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, Barcelona, ​​Milan, Ajax, Benfica, Sporting Lisbonës, Basel, Steaua Bukureshti dhe Legia e Varshavës.

Ndërkohë, skuadra e njohur e kryeqytetit ukrainas pritet në Bukuresht nga trajneri Mircea Lucescu.

Nga nesër do të rifillojnë stërvitjet dhe nisin përgatitjet për këtë seri miqësoresh, të cilat do të organizohen për fonde bamirësie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat