Balliu shpallet lojtari me 5 yje për Rajo Vallecanon

Futboll

Balliu shpallet lojtari me 5 yje për Rajo Vallecanon

Më: 1 prill 2022 Në ora: 23:47
Balliu shpallet lojtari me 5 yje për Rajo Vallecanon

Ivan Balliu po përjeton një moment mjaft pozitiv në karrierën e tij.

Mbrojtësi shqiptar është kthyer në një lojtar mjaft të rëndësishëm për Rajo Vallecanon, ndërsa pak ditë më parë ndaj Spanjës vërtetoi se sa shumë i nevojitej Kombëtares sonë në linjën anësore.

Balliu është vlerësuar në kampionatin spanjoll për performancën e bërë në muajin mars, duke u shpallur si lojtari me 5 yje.

Janë vetë tifozët ata që kanë votuar përmes “Football Mahou“ për të përzgjedhur futbollistin kuqezi si më të mirin e muajit mars në radhët e Rajo Vallecanon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat