Trajneri i Ulpianës flet pas humbjes

Futboll

Trajneri i Ulpianës flet pas humbjes

Më: 2 prill 2022 Në ora: 17:11
Trajneri i Ulpianës flet pas humbjes

Fadil Ademi që e udhëhoqi skuadrën e Ulpianës për herë të parë pas largimit të Edlir Tetovës si trajner i ekipit, ka thënë se ai dhe lojtarët që i drejton nuk do të dorëzohen deri në fund të kampionatit.

“Kur je duke luftuar për ekzistencë në kampionat dhe humb pikë në shtëpi, nuk është ndjenjë e mirë.

Është normale. E kemi një fitore në fazën e tretë dhe nuk jemi duke kaluar kohë të mirë.

Prapëseprapë, ne besojmë përderisa na lejon matematika. Përkundër që po na shkojnë gjërat keq, po vazhdojmë të besojmë se ka dritë në fund të tunelit”, theksoi Ademi.

Ulpiana u mposht në shtëpi nga Drita 3:2, duke iu vështirësuar punët për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat