Reagojnë edhe “Xhebrailat”

Futboll

Reagojnë edhe “Xhebrailat”

Më: 3 prill 2022 Në ora: 17:06
Reagojnë edhe “Xhebrailat”

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Nga një goditje këndi thuajse në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.

Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin.

Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1:1.

Pas kësaj kanë reaguar edhe tifozët nga Suhareka “Xhebrailat”, të cilët kanë shprehur mbështetje për portierin Frashëri, teksa kanë thënë edhe disa fjalë për tifozët e Gjilanit.

“STIVI jemi me ty KAMPIONË

Ky gjest nuk i ka hije asnjë tifozerie, aq me teper atyre qe i kemi pritur disa ndeshje ne Suhareke”, kanë shkruar “Xhebrailat” në faqen e tyre zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat