FIFA po punon për një tjetër digjitalizim në lojën e futbollit

Futboll

FIFA po punon për një tjetër digjitalizim në lojën e futbollit

Më: 5 prill 2022 Në ora: 13:16
FIFA po punon për një tjetër digjitalizim në lojën e futbollit

Futja e digjitalizimit në sportin më të dashur në botë, futbollin po bëhet gjithnjë e më e madhe.

Teknologjia VAR ishte një hap i madh i bërë në vitet e fundit në këtë sport, por nevoja për të shmangur sa më shumë gabimet eventuale ka bërë që FIFA dhe UEFA të mendojnë për vazhdimin e punës në këtë drejtim.

Së fundi, sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, presidenti FIFA-së, Giovanni Infantino, duke folur me trajnerët e shteteve të kualifikuara për në Kupën e Botës “Katar 2022”, ka prezantuar para tyre temën e offside-it automatik.

Në atë rast, sipas lajmeve fillestare, arbitrat do të merrnin njoftimin në orën e dorës për ekzistimin e pozitës jashtë loje në një kohë shumë të shkurtër.

Kjo do të ndikonte drejtpërdrejtë në shkurtimin e minutave shtesë të lojës që në kohët e fundit janë zgjatur shumë për shkak të vonesave në përcaktimin e një pozicioni të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat