Laçi gjen menjëherë pasuesin e Josës

Futboll

Laçi gjen menjëherë pasuesin e Josës

Më: 5 prill 2022 Në ora: 17:42
Laçi gjen menjëherë pasuesin e Josës

Humbja ndaj Partizanit ka rezultuar fatale për Mirel Josën, që është shkarkuar pasditen e sotme nga drejtuesit e Laçit, pas 26 ndeshjesh në stolin e kurbinasve.

Vendimi është bërë i ditur nga vetë klubi bardhezi pasditen e sotme, ndërsa burime për SuperSport konfirmojnë se drejtimin e klubit pritet ta marrë një tjetër emër i madh i trajningut në Shqipëri, Shpëtim Duro.

Ky i fundit drejtoi me sukses kurbinasit edhe sezonin e kaluar, duke i renditur në zonën europiane, ku bëri mjaft mirë në eliminatore, por më pas palët vendosën ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje.

Megjithatë duket se në Laç i ka marrë malli shpejt për Shpëtim Duron, i cili pritet të zyrtarizohet brenda mbrëmjes së sotme dhe të nisë punën që nesër, për të përgatitur skuadrën për transfertën e fundjavës ndaj Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat