Marcus Rashford – i pakënaqur nën urdhërat e Ralf Rangnick

Futboll

Marcus Rashford – i pakënaqur nën urdhërat e Ralf Rangnick

Më: 6 prill 2022 Në ora: 09:30
Marcus Rashford – i pakënaqur nën urdhërat e Ralf Rangnick

Anësori i Manchester United, Marcus Rashford thuhet se është i pakënaqur me minutazhën e tij nën drejtimin e Ralf Rangnick.

Gjermani u emërua si menaxher i përkohshëm për të stabilizuar skuadrën pas disa muajsh të tmerrshëm nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Në ndeshjet e para, pati shenja përmirësimi të cilat ngadalë u shuan.

United tani është jashtë Ligës së Kampionëve, FA Cup dhe një garë të mundshme për top-katërshe.

Në këtë kaos, Rashford është vënë nën vëzhgim maksimal për paraqitjet e tij nën nivel.

Sipas 90min, 24-vjeçari është i pakënaqur me mungesën e minutazhës nën drejtimin e Rangnick dhe po shyrton mundësinë e largimit nga klubi.

Newcastle Untied thuhet se është një nga klubet e interesuara për transferimin e tij, por gjithçka pritet të varet nga menaxheri i ri i United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat