Mane: Duhet të pyesni shefin!

Futboll

Mane: Duhet të pyesni shefin!

Më: 6 prill 2022 Në ora: 14:43
Mane: Duhet të pyesni shefin!

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka minimizuar rëndësinë personale të golit të tij të dytë në fitoren 3-1 të skuadrës në ndeshjen e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Benficas të martën.

Ishte Ibrahima Konate ai që vuri “Reds” në kontroll në stadiumin “Estadio da Luz” kur realizoi golin e e parë në minutën e 17-të përpara se Mane të shënonte të dytin në minutën e 34-të pas një asistimi nga Luis Diaz.

Darwin Nunez më pas shënoi një gol për Benficën në minutën e 49-të, por Diaz vendosi qershinë mbi tortë për Liverpoolin në minutën e 87-të.

Pas ndeshjes, Mane foli për rëndësinë e ndeshjes por ai theksoi se më rëndësi është skuadra që fitoi se sa të shënoi ai.

“Siç them gjithmonë, skuadra po fiton – kjo është më e rëndësishme [se sa të shënoj unë]. Unë shënova një gol sot; Jam i lumtur, por më të rëndësishëm ishin golat që shënuam. Ne jemi duke pritur për ndeshjen e radhës dhe për të kryer punën në shtëpi”, u tha Mane gazetarëve, cituar nga faqja e zyrtare e Liverpoolit.

“Një fillim i mrekullueshëm i javës. Nuk mund të presim më mirë se kaq dhe kjo do të na ndihmojë të përgatitemi për ndeshjen e radhës”.

Liverpooli që do të përballet me Manchester Cityn në ndeshje të Premier Ligës të dielën, Mane u pyet nëse menaxheri Jurgen Klopp do të bëjë ndryshime të mëtejshme në skuadër.

“Duhet të pyesni shefin! Ne jemi Liverpool, kemi një skuadër të thellë. Ndonjëherë bëjmë ndryshime për të përfituar të gjithë ekipin”, përfundoi Mane.

Duke shënuar kundër Benficas, 29-vjeçari e kaloi Lionel Messin (12) e dhe u barazua me Cristiano Ronaldon (13) për golat e shënuar në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat