UEFA e aprovoi sot një rregull të ri për klubet

Futboll

UEFA e aprovoi sot një rregull të ri për klubet

Më: 7 prill 2022 Në ora: 14:56
UEFA e aprovoi sot një rregull të ri për klubet

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s e ka miratuar sot rregulloren e re të UEFA-s për licencimin e klubeve dhe rregulloren e qëndrueshmërisë në mbledhjen e tij në Nyon të Zvicrës.

Kjo rregullore është pjesë e reformave të para të madhe financiare të shtëpisë së futbollit evropian që nga viti 2010, njofton UEFA.

Nisur nga emri i tyre, nuk është befasi që objektivi kryesor i rregullave të reja është arritja e qëndrueshmërisë financiare.

Këto do të arrihen përmes tri shtyllave kryesore: aftësisë për të paguar, stabilitetit dhe kontrollit të kostos.

Ndryshimi më i madh është rregulla e re e cila do t’i kufizojë klubet në bërjen e transfereve të lojtarëve.

Me këtë rast, rregulli i kufizon harxhimet në rroga, transfere dhe pagesat e menaxherëve, të cilat nuk duhet ta kalojnë 70 për qindëshin e të ardhurave të klubit.

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi nga qershori i këtij viti.

Dhe, do të ketë implementim gradual në tri vjetët e ardhshëm, pasi do t’ua mundësojë klubeve që të adaptohen me këtë rregull të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat