Për herë të dytë, Haaland refuzon Unitedin

Futboll

Për herë të dytë, Haaland refuzon Unitedin

Më: 8 prill 2022 Në ora: 13:21
Për herë të dytë, Haaland refuzon Unitedin

Gjiganti anglez Manchester United është detyruar që të pranojë humbjen në garën për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Në të kaluarën Haaland kishte refuzuar interesimin e United në të, ku edhe iu bashkua më pas Borussia Dortmundit, vendim ky i cili e ka shndërruar në njërin nga sulmuesit më të mirë në Evropë.

Ndërkaq, ish-sulmuesi i Moldes dhe RB Salzburgut, i cili me shumë gjasa do të largohet këtë verë nga Dortmundi, thuhet se e ka refuzuar përsëri shansin që t’i bashkohet “Djajve të Kuq”.

Siç raportohet nga “ESPN”, vendimi i Haaland për të ardhmen e tij nuk bazohet në para, por e di se United nuk ka skuadër të kompletuar për të garuar për trofe të mëdhenjë.

United është duke hyrë drejt vitit të gjashtë pa trofe, pas një tjetër sezoni jo të suksesshëm ku tani është duke luftuar vetëm për një vend në Top 4 për të siguruar biletën drejt Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat