Optimizëm te Atalanta

Futboll

Optimizëm te Atalanta

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:43
Optimizëm te Atalanta

Berat Gjimshiti nuk ka qenë pjesë e Atalantës në dy ndeshjet e fundit teksa pësoi një dëmtim në sfidën e kampionatit ndaj Napolit më datë 3 prill.

Mbrojtësi i bergamaskëve pati probleme me shpatullën, por për fat të mirë shmangu ndërhyrjen kirurgjikale e cila do ta mbante gjatë larg fushës së blertë.

Tashmë, Gjimshiti ka “hedhur pas krahëve” telashet dhe pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit Gian Piero Gasperini për ndeshjen e kthimit në çerekfinalen e Europa League, ndaj Leipzig.

Në sfidën e parë ndaj gjermanëve, italianët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, megjithatë në shtëpi do të kërkojnë të marrin maksimumin për të prerë biletën e gjysmëfinales. Ndërkohë që do të kenë të gatshëm edhe një nga futbollistët më të rëndësishëm të organikës, si Berat Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat