FIFA si Netflix, gati risia historike për tifozët

Futboll

FIFA si Netflix, gati risia historike për tifozët

Më: 12 prill 2022 Në ora: 16:00
FIFA si Netflix, gati risia historike për tifozët

FIFA është gati të startojë një projekt të saj si një platformë streaming të ngjashëm me modelin e ndjekur nga Netflix, sipas raportimeve të “Associated Press”.

Kjo platformë e krijuar pritet të ndërtohet mbi bazën e dokumentarëve sportiv, intervistave dhe ndeshjeve të futbollit, të cilat do të ndiqen nga tifozët në të gjithë botën nëpërmjet abonimit në këtë platformë.

Nga ajo çka raportohet , FIFA ka menduar që të ketë dhe një version i cili do të jetë pa pagës për tifozët, por dhe një version Premium në të cilin tifozët do të kenë materiale ekskluzive në dispozicion të tyre.

Ky projekt historik pritet të startojë me Botërorin Katar 2022, ku është parashikuar transmetimi i disa ndeshjeve live në këtë platformë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat