Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje të thellë me rezultat 6:1 nga Belgjika, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përzgjedhësja e re e Kosovës, Karin Anneli Andersen. Debutoi me humbje.
Futbollistja Tessa Wullaert ka qenë e pamëshirshme ndaj Kosovës. Tessa Wullaert është shënuese e katërfishtë dhe më e merituara për fitoren e thellë.
Për Belgjikën shënuan De Caigny (22'), Wullaert (41', 44', 54' e 65'-nga penalltia), Minnaert (77’) dhe për Kosovën Ereleta Memeti (68’).
Pas xhiros së tetë në Grupi F të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, Kosova renditet në vend të pestë me 4 pikë e Belgjika është në pozitën e 2-të me 19 dhe Norvegjia kryeson me 22 pikë.