Komisioni Disiplinor i FFK-së, kërkon deklaratë shtesë nga Eroll Salihu, Valon Zymberi e Taulant Dajaku

Futboll

Komisioni Disiplinor i FFK-së, kërkon deklaratë shtesë nga Eroll Salihu, Valon Zymberi e Taulant Dajaku

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:01
Komisioni Disiplinor i FFK-së, kërkon deklaratë shtesë nga Eroll Salihu, Valon Zymberi e Taulant Dajaku

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.04.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 28-të të BKT Superligës, xhiros së 21-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, xhiros së 22-të të Ligës së Dytë si dhe xhiros së 21-të të Superligës së Kadetëve edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME: KF ”Dukagjini”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, gjatë rrugës për në zhveshtore, një grup i tifozëve vendas nga tribunat kanë hedhur gurë në drejtim të gjyqtarëve, por pa e goditur askënd. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Dukagjini-Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Kryetrajneri i KF “Vushtrria” , Samuel Nika me nr ID.015755M77. Pas përfundimit të ndeshjes së Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi B, Vushtrria – Vitia, gjatë rrugës për në zhveshtore, ofendon rëndë gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) . (Për Trajner, zyrtar dhe lojtar).

Futbollist i KF ”Gjakova”, Leonard Lokaj me nr fanelle 11 dhe nr ID 017903M00 . Për shkak të kartonit të kuq në minuten 88 (goditje lojtarit kundërshtar), në ndeshjen e javës së 22-të të Ligës së Dytë, Gjakova – Kosova VR zhvilluar më 11.04.2022 në Gjakovë. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Futbollist i KF “2 Korriku” nga Prishtina, me nr fanelle 12 si dhe ne ID 011034M06, Për shkak të kartonit të kuq në minutën 86 (ndërhyrje), në ndeshjen e javës së 21-të, Kurda – 2 Korriku, zhvilluar më 06.04.2022 në Shkabaj. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e procedurës:
Përfaqësuesi i lartë ligjor i FFK-së, Eroll Salihu. Në prononcimin për media shpif, nënçmon, dezinformon dhe diskrediton organet e FFK-së dhe ato të UEFA-s. Sipas xhirime televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi i lartë ligjor i FFK-së, Eroll Salihu deri me datë 19.04.2022 ora 13:00.

Drejtori sportiv i FC ”Drita” Valon Zymberi. Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC ”Drita” Valon Zymberi deri me datë 19.04.2022 ora 13:00.

Drejtori sportiv të FC ”Drenica”, Taulant Dajaku. Në prononcimin për media akuzon, dezinformon dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas xhirime televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga drejtori sportiv i FC ”Drenica” Taulant Dajaku deri me datë 19.04.2022 ora 13:00", njofton  Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetar Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat