Mourinho: Në Norvegji episod i izoluar

Futboll

Mourinho: Në Norvegji episod i izoluar

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:34
Mourinho: Në Norvegji episod i izoluar

Roma thirret në apel për të vënë në vend nderin ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt, të cilët i kanë shkaktuar humbjen më të thellë në karrierë Jose Mourinhos dhe në të njëjtën kohë, kanë fituar ndeshjen e parë çerekfinale në Norvegji, me shifrat 2-1.

Tekniku portugez i verdhekuqve doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli jo vetëm për episodet në fund të sfidës së javës së kaluar në Norvegji, por premtoi kualifikim, pasi theksoi se Roma është skuadra më e fortë.

“Ndeshja e kaluar ishte normale, madje edhe fundi i saj gjithashtu.

Ajo që ndodhi në tunel është një episod i shëmtuar, por mbetet aty. Nesër do të luajmë për kualifikim, pasi jam i bindur që ne jemi skuadra më e mirë dhe duhet ta tregojmë këtë në fushë”, deklaroi Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat