Barcelona konsideron zgjatjen e marrëveshjes së huazimit të Luuk De Jongut

Futboll

Barcelona konsideron zgjatjen e marrëveshjes së huazimit të Luuk De Jongut

Më: 15 prill 2022 Në ora: 11:03
Barcelona konsideron zgjatjen e marrëveshjes së huazimit të Luuk De Jongut

Barcelona po e konsideron zgjatjen e marrëveshjes së huazimit të sulmuesit holandez, Luuk de Jong.

Barcelona është impresionuar nga De Jong, me disa gola të rëndësishëm të shënuar.

Dhe sipas “Sport” ata do të shikojnë të zgjasin marrëveshjen e tij të huazimit nga Sevilla.

Klubi dhe veçanërisht trajneri, Xavi, janë të kënaqur me sulmuesin.

Holandezi e ka pranuar në mënyrë perfekte rolin e tij brenda skuadrës dhe ndaj Levantes pasi që shënoi golin e fitores tregoi edhe një herë se është pjesë shumë e vlefshme në ndeshjet që i bëjnë katalanasit.

31-vjeçari u transferua në Camp Nou në një marrëveshje fillestare gjatë verës 2021.

Klubi synon që ta zgjasin huazimin e lojtarit edhe për një sezon, megjithatë, operacioni nuk do të jetë i lehtë pasi holandezit i ka mbetur vetëm një sezon në kontratë dhe gjithçka tregon se Sevilla do të kërkojë të fitojë para duke përfituar nga rivlerësimi që ka bërë me fanellën e Barçës.

Këtë sezon, Luuk ka shënuar shtatë gola me fanellën e Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat