Xavi ankohet se si 20 mijë tifozë të Frankfurtit ishin në “Camp Nou”

Futboll

Xavi ankohet se si 20 mijë tifozë të Frankfurtit ishin në “Camp Nou”

Më: 15 prill 2022 Në ora: 11:35
Xavi ankohet se si 20 mijë tifozë të Frankfurtit ishin në “Camp Nou”

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është ankuar pas humbjes së skuadrës së tij në çerekfinalen e Ligës së Evropës, se kishte shumë tifozë të Frankfurtit të pranishëm në “Camp Nou”, duke thënë se klubi është duke e shqyrtuar këtë.

Blaugranët humbën me rezultat të përgjithshëm 4-3, për t'u larguar përfundimisht nga gara.

Në “Camp Nou” ishin të pranishëm 20 mijë tifozë të Frankfurtit dhe Xavi u ankua për faktin se si kaq shumë tifozë gjerman ishin lejuar në stadium.

“Është e qartë se atmosfera nuk ndihmoi dhe klubi duhet ta shqyrtojë pse ndodhi kjo. Unë prisja 70,000 ose 80,000 sinjale këtu, por nuk ishte ashtu,” tha Xavi pas ndeshjes.

“Klubi po kontrollon se çfarë ka ndodhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat