Real Madridi këmbëngul për nënshkrimin me mesfushorin e Monacos

Futboll

Real Madridi këmbëngul për nënshkrimin me mesfushorin e Monacos

Më: 15 prill 2022 Në ora: 15:31
Real Madridi këmbëngul për nënshkrimin me mesfushorin e Monacos

Real Madrid udhëheq La Liga me diferencë të konsiderueshme nga ndjekësi më i afërt, dhe titulli në kampionatin spanjoll pritet të jetë i madrilenëve.

“Los Blancos” besojnë shumë në nënshkrimin që mund të bëjnë në fund të sezonit me mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

Sipas “AS”, kryesuesit e La Liga kanë vendosur të ndjekin nënshkrimin e francezit, ndërsa gjithashtu raportohet se dy klubet kanë bërë përparim në negociata gjatë javëve të fundit, megjithëse ka ende punë për të bërë për të rënë dakord për një tarifë.

Monaco mendohet se e vlerëson lojtarin e tyre pak më shumë se 50 milionë funte apo rreth 65 milionë euro.

Shefi i skautëve të “Los Blancos”, Juni Calafat thuhet se ka ndjekur progresin e Tchouamenit për muaj të tërë dhe klubi është ‘plotësisht i sigurt’ për realizimin e marrëveshjes duke pasur parasysh ‘dëshirën e lojtarit për t’u bashkuar me 13 herë kampionët evropianë’.

Nëse ai nënshkruan, Tchouameni ka të ngjarë të jetë një pasardhës afatgjatë i mesfushës së ‘plakur’ me 36-vjeçarin Luka Modric, 32-vjeçarin Toni Kroos dhe 30-vjeçrin Casemiro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat