Weah: Ky problem ekziston akoma në Europë

Futboll

Weah: Ky problem ekziston akoma në Europë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 18:26
Weah: Ky problem ekziston akoma në Europë

George Weah, ish-sulmuesi i Milan-it, ka dhënë një intervistë për calciomercato.

Ish-futbollisti kuqezi ka prekur tema të ndryshme mes të cilave Maldini, Ibrahimovic dhe temën e racizmit në stadiume.

MALDINI DHE IBRA – “Kam folur disa herë me Maldini-n, këmbejmë shpesh mesazhe. Është i kënaqur, optimist, më ka folur për disa lojtarë si Leao dhe Theo Hernandez, por nuk i njoh mirë për të dhënë gjykime personale”, ka thënë Weah.

“Paolo është një milanist brenda vetes, një që mund të bëjë vetëm mirë për klubin. Dhe kupton shumë nga futbolli. Obra është një legjendë, ka pasion, nëse trajneri i jep besim bën mirë që të vazhdojë.

“Unë kam luajtur me Pietro Vierchowod, që ka qenë në fushë përtej moshës 40 vjeç dhe edhe Paolo ka arritur në atë moshë. Tërheqja? Atë e di Ibra, edhe unë do të kisha dashur të vazhdoja, por në moshën 36 vjeç nuk ia dilja dot më”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat