Shqetësimet

Futboll

Shqetësimet

Më: 16 prill 2022 Në ora: 11:48
Shqetësimet

Vijojnë dëmtimet te Milani. Dje nuk ishin të disponueshëm Kjaer dhe Florenci që janë operuar në gju, por edhe Ibrahimoviçi që ka probleme në të njëjtën zonë të trupit.

Shqetësimet muskulore mbajtën jashtë të grumbulluarve edhe Romanjolin me Kastijehon, teksa pak minuta para ndeshjes Pioli vendosi të mos rrezikonte Kalabrian, i cili ishte me grip.

Trajneri i “Djallit” aktivizoi në qendër të mbrojtjes Gabian, i cili nxori flamurin e bardhë kur duheshin edhe 20 minuta nga fundi i ndeshjes.

Kur po dilte nga fusha, nuk mungoi “tallja” e Romanjolit që i ndodhur aty pranë i tha:

“Shkofsh në të s’…, as një ndeshje nuk përballove”. Probleme muskulore edhe për mbrojtësin, e tashmë Milani nuk ka asnjë rezervë për dyshen Tomori dhe Kalulu, të cilët duhet të shtrëngojnë dhëmbët në këtë fund sezoni nëse nuk ka ndonjë rikthim të befasishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat