Erik Ten Hag zgjedh asistentin e tij te United

Futboll

Erik Ten Hag zgjedh asistentin e tij te United

Më: 17 prill 2022 Në ora: 14:42
Erik Ten Hag

Erik Ten Hag thuhet se tashmë ka zgjedhur asistentin e tij te Manchester United.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë trajneri i Ajax, Ten Hag do të drejtojë Man United duke filluar nga sezoni tjetër.

Siç njofton ‘The Mirror’, holandezi tashmë ka zgjedhur edhe ndihmësin e tij.

Sipas gazetës britanike, Ten Hag do të marrë me vete asistentin e tij te Ajax, Mitchel van ger Gaag.

Holandezi gjithashtu dëshiron të sjellë në ekip Robin van Persie, i cili aktualisht punon në akademinë e Feynoordit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat