Tifozët nuk ia falin Barcelonës gafën

Futboll

Tifozët nuk ia falin Barcelonës gafën

Më: 17 prill 2022 Në ora: 21:42
Tifozët nuk ia falin Barcelonës gafën

Tifozët e Barcelonës nuk do ta harrojnë lehtë gafën e rëndë që bëri klubi këtë mesjavë teksa në mënyrë të papritur i shiti rreth 30 mijë bileta tifozëve të Eintraht Frankfurt për ndeshjen e Ligës së Europës duke bërë që ata të ndjehen si në shtëpinë e tyre dhe të eliminonin katalanasit në “Kamp Nou”.

Në ndeshjen ndaj Kadiz, ultrasit e skuadrës kanë deklaruar se nuk do të jenë të pranishëm për të mbështetur ekipin, në shenjë proteste ndaj politikës së klubit i cili ka vendosur që të shesë bileta për kundërshtarët apo turistët kur ato nuk tërhiqen nga anëtarët.

“Të enjten përjetuam një ditë që do të mbetet gjithmonë si tradhtia më e madhe që kemi përjetuar në shtëpinë tonë, që na ktheu në të ftuar të ngurtë në një festë të huaj”, shkruante grupi i ultrasve që e cilësoi një turpërim social atë të mbushjes së “Kamp Nou” me 30 mijë tifozë gjermanë.

Edhe nga skuadra kërkojnë shpjegime se pse u lejua një prani kaq e madhe tifozësh kundërshtarë në këtë sfidë të rëndësishme me Çavin që bëri të qartë se klubi duhej t’i jepte ato.

“E kuptuam që kur dolëm nga hoteli se kishte diçka që nuk shkonte, pasi duke shkuar në stadium na gjuajtën me gjithçka. Na u duk sikur na vodhën në shtëpi, nuk dukej sikur luanim në shtëpi”, tha tekniku i katalanasve pas asaj humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat