Paul Pogba arrin marrëveshje personale me PSG-në

Futboll

Paul Pogba arrin marrëveshje personale me PSG-në

Më: 19 prill 2022 Në ora: 21:23
Paul Pogba

Paul Pogba raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint-Germainin.

Sipas “Todofichajes”, mesfushori francez do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare me klubin nga “Parc des Princes”.

Pogba do të largohet nga Manchester United si lojtarë i lirë gjatë afatit kalimtar të verë.

Kontrata e 29-vjeçarit me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor të këtij viti. 

Për Pogban interesim thuhet se ka shfaqur edhe Real Madridi e Juventusi, por ai pritet ta fillojë një aventurë të re në kampionatin francez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat