Lautaro: Jap gjithçka për fanellën

Futboll

Lautaro: Jap gjithçka për fanellën

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:03
Lautaro: Jap gjithçka për fanellën

Festë tek Interi pas fitores 3-0 ndaj Milanit dhe sigurimit të finales së Kupës së Italisë, aty ku djemtë e Simone Inzaghit do të sfidojnë Juventusin ose Fiorentinën.

Zikaltrit iu falën dy golave të Lautaro Martinez në pjesën e parë, teksa suksesi me “tris” u kompletua nga gjermani Robin Gosens tetë minuta përpara fundit të ndeshjes.

Sulmuesi argjentinas gjeti golin për të dytin takim radhazi, është ngjitur në kuotën e 19 golave sezonalë në të gjithë kompeticionet dhe shpreson të fitojë një tjetër trofe pas titullit dhe Superkupës.

“Jam i lumtur, sepse do të luajmë një tjetër finale. Ky është shkaku dhe motivi pse punojmë, duam ta dërgojmë Interin sa më lart të jetë e mundur. E dëshmuam edhe njëherë një gjë të tillë, njerëzit janë të lumtur.

Në stadium ndodheshin familjarët e mi, prindërit kishin ardhur për të më parë, golat janë për ta. Ata më shtyjnë gjithmonë përpara që të mos rrëzohem”, deklaroi sulmuesi argjentinas për Mediaset.

Dua të falënderoj shokët e skuadrës, sidomos Darmian dhe Correan për topat e mrekullueshëm që më dhuruan. Fitorja në derbi na lumturon, do na japë edhe shumë besim për në vazhdim.

E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen, derbet luhen për t’u fituar. Falënderoj edhe tifozët për mbështetjen që na dhuruan. Ka fjalë që nuk më pëlqejnë, por unë jap gjithçka për këtë fanellë.

Na presin edhe gjashtë finale për titullin kampion. Të ruajmë qetësinë dhe të luajmë si ndaj Milanit, kështu do ia dalim”, theksoi 24-vjeçari latin i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat