Tifozët ndezin stadiumin dhe ndërpresin ndeshjen

Futboll

Tifozët ndezin stadiumin dhe ndërpresin ndeshjen

Më: 23 prill 2022 Në ora: 11:22
Tifozët ndezin stadiumin dhe ndërpresin ndeshjen

Tifozët janë bërë sërish protagonistë në futbollin francez, teksa këtë herë ia kanë arritur të ndërpresin ndeshjen mes Nancy dhe Quevilly-Rouen në Ligën e Dytë.

Skuadra vendase luante një ndeshje vendimtare për mbijetesën, por pas 39 minutash e pa veten në disavantazh të tre golave dhe në këtë mënyrë kishte siguruar praktikisht rënien në kategorinë e tretë.

Megjithatë tifozët vendosën që ndeshja të mos vazhdonte më dhe hodhën një sërë tymuesesh, duke detyruar arbitrin që të dërgojë futbollistët në dhomat e zhveshjes, për të mos i rikthyer më në fushë.

Kujtojmë që gjarë këtij sezoni tifozët në Francë janë bërë shumë herë protagonistë, duke ndërprerë në të paktën 3 raste ndeshjet e futbollit, madje edhe në Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat