Ramadanit i hapet oreksi

Futboll

Ramadanit i hapet oreksi

Më: 24 prill 2022 Në ora: 19:37
Ramadanit i hapet oreksi

Zekirija Ramadani, i lumtur për fitoren në Korçë, tashmë mendon për ndeshjen e radhës me Kastriotin, që është rival i drejtpërdrejtë.

“Kishim ardhur për të fituar, për mua ishte ndër ndeshjet më të rëndësishme, sepse ishte momenti që ose do të ringjillanim kundërshtarin, ose ta linim poshtë e të ishim më të qetë. Goditëm me një gjuajtje standarde, kemi pasur një rival të fortë edhe pse ishim me një lojtar më shumë. Ajo goditje standarde na dha objektivin e kësaj ndeshjeje.”

Sfida me Kastriotin: “Edhe ndeshja e ardhshme me Kastriotin është në transfertë, me një kundërshtar shumë të fortë. Do të mundohemi të japim maksimum, do të jetë ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat. Kemi kohë 4-5 ditë për ta përgatitur skuadrën përballë skuadrës më në formë të momentit.”

Vendosja: “Gjatë javës kishim menduar të mos u linim shumë hapësira sulmuesve të Skënderbeun. Duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë më pas. Me topa të gjatë u mundua të rrezikonte Skënderbeu, mendoj se e menaxhuam mirë ndeshjen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat