Zbulohen shifrat e shitjes së klubit Milanit

Futboll

Zbulohen shifrat e shitjes së klubit Milanit

Më: 27 prill 2022 Në ora: 12:25
Zbulohen shifrat e shitjes së klubit Milanit

Kompania e aseteve në Bahrejn, Investcorp pritet ta blejë klubin italian, AC Milan gjatë kësaj vere, derisa negociatat me fondin amerikan Elliott me gjasë do të mbyllen me sukses, njofton një burim brenda klubit.

Klubi italian së fundmi është bërë objektiv i investitorëve të ndryshëm, të cilët janë joshur për faktin se vlerësohet më lirë në krahasim me klubet e Premierligës dhe të ligave të tjera të forta evropiane.

Bisedimet në mes të Investcorp dhe Elliott po përparojnë në vlerën prej 1,18 miliard eurosh, përfshirë këtu edhe borxhet, shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”.

Njëri prej burimeve të kësaj agjencie, që deshi të mbetej anonim, thotë se palët mund ta nënshkruajnë kontratën të premten, ndërsa kjo do të ishte hera e parë që klubi italian do të bie në duar të investitorëve nga Lindja e Mesme.

Zëdhënësit e Elliott dhe Investcorp nuk kanë dashur të japin komente rreth kësaj çështjeje.

Nëntë nga 20 klubet elitare italiane aktualisht kontrollohen nga investitorët e huaj, përfshirë këtu kinezët e Suning Group, të cilët e kanë në dorë Interin dhe miliarderin amerikan, Rocco Commisso, që është pronar i Fiorentinës.

Investcorp, i cili ka bashkëpunim me brendet luksoze si Gucci e Tiffany, menaxhon më shumë se 42 miliardë dollarë në asete me linja biznesi përfshirë këtu kapitalin privat, pasuritë e paluajtshme dhe infrastrukturën.

Në dekadën e fundit Milani ka hasur në vështirësi financiare që kur ish-Kryeministri italian, Silvio Berlusconi vendosi të tërhiqej nga gjiganti italian.

Elliott e mori në dorë klubi në vitin 2018 kur biznesmeni kinez Li Yonghong dështoi t’i kryente obligimet prej 300 milionë eurosh, një vit pasi e kishte blerë klubin nga Berlusconi.

Më pas, investitori amerikan e mori në dorë shtatë herë kampionin evropian, duke u munduar ta ngriste atë gradualisht.

Por, ndërkohë ka hasur në rezistencë të politikave lokale rreth planeve për ta ndërtuar stadiumin e ri me rivalin lokal, Inter për ta zëvendësuar stadiumin aktual, “San Siro”.

Pra, nëse Milani bëhet me pronar të ri, tifozët “Rossoneri” mund të shpresojnë që klubi të rikthehet në majat e futbollit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat