Shpreson të jetë në gjendje ta harrojë sa më shpejt humbjen e foshnjës së saj

Futboll

Shpreson të jetë në gjendje ta harrojë sa më shpejt humbjen e foshnjës së saj

Më: 28 prill 2022 Në ora: 13:31
Shpreson të jetë në gjendje ta harrojë sa më shpejt humbjen e foshnjës së saj

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë duke kaluar nëpër momente mjaft të vështira në jetët e tyre.

Ditë më parë, fatkeqësisht ata e humbën njërin nga binjakët që po i prisnin.

Përmes rrjeteve sociale, çifti e dha lajmin e keq për vdekjen e djalit të tyre të porsalindur, ndërsa më pas pasuan mesazhet e panumërta të ngushëllimit dhe të mbështetjes, në momente të vështira të çifti.

Pavarësisht dhimbjes së madhe, Georgina e Ronaldo duan ta marrin veten dhe të shikojnë përpara, natyrisht pa e harruar kurrë engjëllin e tyre në qiell, shkruan “El Nacional”.

Një burim i afërt me çiftin njofton se modelja dëshiron t’i shmang të gjitha gjërat lajmet që kanë të bëjnë me vdekjen e foshnjës, pasi këtë po e përjetojnë rëndë familjarët e saj, posaçërisht fëmijët.

Përveç kësaj, burimi rrëfeu se Georgina dhe Cristiano janë plotësisht të shkatërruar nga kjo humbje e madhe, ndërsa janë të shqetësuar gjithashtu se si kjo mund të ndikojë tek fëmijët e tyre, Cristiano Jr., Mateo, Eva dhe Alana Martina.

Një gjest shumë fisnik nga një çift që nuk ka qenë ende në gjendje ta tejkalojë humbjen e vogëlushit.

Të gjithë shpresojnë që një ditë, Ronaldos dhe Georginas t’ju kthehet buzëqeshja në fytyrë.

Georgina Rodríguez shpreson të jetë në gjendje ta harrojë sa më shpejt humbjen e foshnjës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat