Koeman “thumbon” Xavin

Futboll

Koeman “thumbon” Xavin

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:21
Koeman “thumbon” Xavin

Koeman “thumbon” Xavin!

Dy humbje në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, shtuar këtu edhe eliminimin nga Europa League në përballjet me Eintracht Frankfurt, bëjnë që Barcelona të gjendet në mes të një krize rezultatesh.

Trajneri Xavi Hernandes po vuan të gjejë formulën e duhur për të rikthyer skuadrën në “shinat e duhura”, ndërsa në këtë moment, ish-trajneri i katalanasve, Ronald Koeman ka gjetur kohën e duhur për të “thumbuar” kolegun e tij duke theksuar se në momentin që ai u largua nga Barcelona, diferenca me Real Madridin ishte vetëm tetë pikë ndërsa tashmë ka shkuar në 15 pikë.

“Kur unë u largova nga Barcelona, skuadra ishte tetë pikë larg Real Madrid, ndërsa tashmë distanca nga kryesuesit është thuajse e dyfishuar”, u shpreh Koeman, me holandezin që të paktën nga deklaratat duket se ende nuk ka bërë “paqje” me mënyrën si e larguan nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat