Çela shpjegon incidentin me Ramadanin

Futboll

Çela shpjegon incidentin me Ramadanin

Më: 30 prill 2022 Në ora: 19:36
Çela shpjegon incidentin me Ramadanin

Trajneri i Kastriotit, Emiliano Çela i është kundërpërgjigjur kreut të stolit të Egnatias Zekirija Ramadanit për akuzat se tekniku i krutanëve e kishte ofenduar rëndë, duke i thënë se kreu i stolit të rrogozhinasve mashtron pasi ai nuk e kishte ofenduar.

Ndërsa ka folur për emisionin “Gol pas Goli”, Çela theksoi se vetëm i është kundërpërgjigjur Ramadanit, i cili sipas trajnerit të Kastriotit kishte thënë në një studio televizive se krutanët luajnë me shkelm.

7 fitore radhazi, i kënaqur me ndeshjen sot? “E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen na rezultoi ndryshe, në pjesën e parë patëm probleme, ndoshta ekipi tregoi dhe lodhje nuk dua të them eufori, pasi nuk kam parë shenja euforie. Mediet ndikuan pasi e cilësuan ndeshjen të fituar pa filluar, pjesën e dytë ishim më mirë, me më shumë dinamizëm.”

Akuzat e Ramadanit që e ke ofenduar: “Jam shumë i zhgënjyer nga deklaratat që ka thënë kolegu im.

Më ofendon trajneri i Egnatias që ka thënë këto fjalë, në momentin e golit të dytë i thash shiko se ku e ke shkelmin, pasi në këtë javë më ka ofenduar publikisht në një studio televizive duke thënë se Kastrioti luan me shkelm, dhe vetëm për këtë kam komunikuar me trajnerin e Egnatias.

Nuk i kuptoj këto viktimizimet, pasi gjithmonë kam folur mirë për Egnatian, pasi janë ekip shumë i mirë dhe trajneri gjithashtu sepse më ka pëlqye puna e tij, nuk mund ti të ofendosh punën time dhe të çunave të mi, duke thënë se Kastrioti luan shkelm".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat