Gaveli dhe Begolli: Të lumtur për ftesën. Ëndrra jonë, Kombëtarja A!

Futboll

Gaveli dhe Begolli: Të lumtur për ftesën. Ëndrra jonë, Kombëtarja A!

Më: 1 maj 2022 Në ora: 19:08
Gaveli dhe Begolli: Të lumtur për ftesën. Ëndrra jonë, Kombëtarja A!

Ekipi kombëtar U-15 do të zhvillojë pas dy ditësh testin e parë real për këtë vit të ri, ndaj Bosnje- Hercegovinës, në turneun ndërkombëtar “Josip Katalinski Skija“, ndërsa më 5 maj do të zhvillohet ndeshja e dytë e turneut, ku do të përcaktohet edhe ekipi më i mirë.

Kuqezinjtë e Armand Damës kanë nisur ditën e premte grumbullimin në Durrës, ku kanë zhvilluar seancat e para stërvitore, e më pas do të nisen drejt Bosnje – Hercegovinës.

FSHF.org ka intervistuar dy prej futbollistëve të vegjël të thirrur nga Armand Dama në këtë grumbullim, Arian Gavelin, talentin e vogël që stërvitet në ekipet e moshave të Barcelonës dhe Leo Begollin, talentin e skuadrës së Skënderbeut.

Gaveli, ëndrra e të cilit është të bëhet “Xavi i Shqipërisë” vjen për herë të parë në Kombëtare, teksa nuk e fsheh kënaqësinë e ftesës dhe synon të marrë minuta në Bosnje. 

“Unë quhem Arian Gaveli, vij nga Barcelona, nga ekipet e moshave të vogla dhe jam shumë i kënaqur për këtë ftesë të Kombëtares shqiptare. Është hera ime e parë dhe shpresoj që në ndeshjen ndaj Bosnjes, trajneri të më aktivizojë dhe të tregoj lojtarin që jam dhe shpresoj që në një të ardhmen të luaj me ekipin e parë dhe të jem si “Xavi i Shqipërisë””, – thotë ai.

Ndërkaq, për Leo Begollin kjo nuk është hera e parë që vjen me Kombëtaren. E megjithatë, ftesa për të përfaqësuar Shqipërinë e kënaq, teksa synon që një ditë të veshë fanellën e Kombëtares A.

“Unë jam Leo Begolli, 14 vjeç dhe luaj me ekipin e Skënderbeut. Kam ardhur disa herë në Kombëtare dhe jam i kënaqur që më ka ardhur ftesa të luaj sërish. Ëndrra ime është që një ditë të luaj me ekipin A dhe të përfaqësoj Shqipërinë në Europë dhe në botë. Bosnja? – Unë besoj se do të fitojmë, pasi të gjithë po punojmë dhe po stërvitemi fort. Futbollisti që më inspiron? – Cristiano Ronaldo, dua të bëhem një ditë si ai”, – thotë Begolli për Fshf.org.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat