Veron: Unë isha mësuar në Itali

Futboll

Veron: Unë isha mësuar në Itali

Më: 3 maj 2022 Në ora: 17:45
Veron: Unë isha mësuar në Itali

Mes dështimeve të mëdha të merkatos në historinë e Manchester United është sigurisht Juan Sebastian Veron. Presidenti aktual i Estudiantes ka magjepsur Serinë A me fanellat e Sampdorias-s, Parma-s dhe Lazio-s, por në vitin 2001 ka vendosur të shkojë në Angli te Aelx Ferguson.

Në dy vitet e kaluar në Old Trafford, argjentinasi ka fituar Premier League, por nuk bindur dhe është shitur te Chelsea, për t’u kthyer më pas në Itali me fanellën e Inter-it. Vetë Veron ka pranuar se periudha e kaluar në Angli ka qenë shumë e vështirë.

Dhe në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për revistën e Four Four Two, ish-mesfushori ka kërkuar të shpjegojë arsyen pse gjërat nuk kanë shkuar mirë për të në Premier.

“E di se shumë njerëz prisnin shumë gjëra nga unë, edhe unë e mendoja kështu. Ndoshta atje problemi ka patur lidhje me karakteristikat e lojtarëve”, ka thënë Veron.

“Në mënyrë që gjërat të funksiononin për mua, në një pozicion ku kishte lojtarë të mirë, duhej të ndryshohej mënyra e lojës e një skuadre që bënte mirë edhe pa mua.

“Unë isha mësuar si bëhej në Itali, por në Angli e mbanin veten në formë duke luajtur ndeshje. Nuk isha mësuar të luaja pa një përgatitje të madhe fizike dhe rendimenti im ka rënë. Kam patur shumë ulje dhe ngritje, disa ndeshje të mira, disa të këqija.

“Në Itali kam patur një rendiment më të qëndrueshëm, kështu që e di se periudha ime në Angli nuk ka qenë shumë e mirë”, ka përfunduar ish-mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat