Junior: Doja tregolësh, por në fund ka rëndësi fitorja

Futboll

Junior: Doja tregolësh, por në fund ka rëndësi fitorja

Më: 3 maj 2022 Në ora: 19:23
Junior: Doja tregolësh, por në fund ka rëndësi fitorja

Realizoi dy gola të bukur më kokë, tentoi me parabolë në pjesën e dytë, për të shënuar të tretin personal, por pa ia dalë mbanë dhe në fund, s’kish si të ndodhte ndryshe, u zgjodh njeriu i ndeshjes.

Për Stenio Juniorin, më shumë se golat ka rëndësi fitorja e Partizanit.

“Sigurisht që jam shumë i lumtur për golat dhe fitoren. Në këto momente ishte e rëndësishmja fitorja, duhet të shohim përpara, po vjen derbi dhe duhet të kemi vetëbesimin për të vijuar me fitoren. Erdhëm me vetëbesim në Kukës dhe fituam.

Rasti i humbur? E pata shansin të shënoja tregolësh, doja të shënoja me stil, por ne e fituam ndeshjen dhe kjo është më e rëndësishme".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat