Arbi Vosha: Duam fitore

Futboll

Arbi Vosha: Duam fitore

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2022 Në ora: 14:53
Arbi Vosha: Duam fitore

Futbollisti shqiptar, Arbi Vosha, anëtar i skuadrës Makedonija GP, tha se synojnë fitore në takimin e radhës. 

Vosha tha se po përgatiten edhe për finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku do të takohen me Sileksin më 20 maj.

Pas barazimit ndaj Shkupit të mërkurën (1:1), tani e presin skuadrën shqiptare Struga Trim Lum. 

“Sigurisht që kemi në plan të fitojmë.

Dhe çfarë tjetër na ka mbetur? Erdhëm në një situatë për të luftuar për Evropë, treguam se si këtë sezon jemi cilësor dhe pozita në tabelë e dalja në finale të kupës flet vetë.

Struga është një kundërshtar cilësor, por për ne çdo gjë përveç fitores do të jetë një dështim i madh.

Kjo është ndeshja kyçe për ne këtë sezon”, tha Arbi Vosha për “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat